Historia e Shqiperise

image_description

Territori i sotëm i Shqipërisë ka qenë banuar rreth 100.000 vjet më parë. Rreth fundit të mijëvjeçarit të tretë, një popullsi indo - evropiane u vendos në këto treva. Si rezultat i përzierjes së këtyre popullsive dhe ndikimit të aspekteve kulturore dhe gjuhësore të zonës së Ballkanit u krijua popullsia pellazge.

E bazuar në këtë popullsi të vjetër, popullsia ilire u zhvillua gjatë mijëvjeçarit të II-të dhe I-rë Para Krishtit. Në vitet 30-të Pas Krishit, Iliria ra nën sundimin e perandorisë Romake. Me ndarjen e Perandorisë Romake në vitin (395 a.d) ajo u bë pjesë e Perandorisë Bizantine.

Gjatë këtyre periudhave për 1000 vjet me rradhë, vendi ka vuajtur pushtime dhe dyndje të ndryshme derisa në shekullin 14-të u pushtua nga perandoria Ottomane. Përpjekjet e vazhdueshme për pavarësi arritën kulmin e tyre në vitin 1912 ku Shqipëria u shpall Shtet i Pavarur. Pas 11 vitesh monarki vendi u okupua nga forcat e Musolinit në 1939, duke shënuar kështu fundin e saj. Në 1943 forcat e Hitlerit pushtuan vendin. Rezistenca kundër invazionit të huaj njihet si Lufta Nacional çlirimtare. Partia Komuniste hyri në pushtet në Nëntor të vitit 1944, kur forcat armike u shpartalluan.

Për rreth 50 vjet Shqipëria ka qenë një vend totalitar i izoluar, i cili e la vendin në një varfëri ekonomike të thellë gjë që zgjati deri në vitet 1991. Ky rregjim si rezultat i politikave të saj izoluese i shkaktoi vendit një prapambetje ekonomike që erdhi si rezultat i mungesës së lidhjeve me jashtë, investimeve të huaja dhe liberalizimit në tërësi të tregut. Pas vitit 1991 vendi u fut në rrugën e proçeseve të rëndësishme të zhvillimit të ekonomisë së tregut, të cilat vazhdon t\'i ndjek me sukses. Ajo është përfshirë në proçese të rëndësishme integruese drejt anëtarësimit të saj në BE dhe NATO.

Guida e Pronave në Shqipëri

Për te marrë falas Guidën e Pronave në Shqipëri, ju lutem kompletoni detajet tuaja më poshtë për të shkarkuar menjëherë librin elektronik.

Shkarko Falas