Pervec industrive, Tirana ka nje shumellojshmeri elementesh kulturore. Xhamia e Et'hem Beut u fillua te ndertohet ne 1789 dhe u perfundua ne 1821. Nje tjeter monument i vendosur ngjitur me xhamine e Et'hem Beut, ne sheshin Skernderbe, eshte kulla e sahatit qe u ndertua ne 1830. Ura e Tabakeve dhe ajo e Herezive datojne ne fillim te shekullit XX. Varri i Kapllan Hyses, afer monumentit te Ushtarit te Panjohur u ndertua ne 1816. Kalaja e Petreles, 12 km nga Tirana, daton nga shekulli IV p.K.
Tirana ka gjithashtu shume ndertesa qeveritare dhe shoqerore me rendesi per vendin. Aeroporti "Nene Tereza" ndodhet 25 km ne veri-perendim te qytetit, pergjat rruges qe te con ne Durres. Tirana eshte nje qytet shume i gjalle. Ne mengjes mund te beni vrap ne parkun e liqenit te Tiranes, me pas mund te organizoni diten tuaj me aktivitete kulturore dhe darka eshte po aq e gjalle se edhe dita me lokale nate te frekuentuara nga rinia.
Tirana eshte ne te njejtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe ne te njejtin meridian me Budapestin dhe Krakovien.